Ballina Lajmet Kosovë ​Nis seanca për demarkacionin

​Nis seanca për demarkacionin

Kuvendi i Kosovës ka filluar seancën e jashtëzakonshme, në të cilën do të bëhet shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.

Kjo seancë është thirrur që disa herë, por për shkak të mungesës së kuorumit është shtyrë.

Para seancës, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, ka deklaruar se në seancën për demarkacionin do të shihet cila parti është serioze për të qeverisur Kosovën për të mirën e qytetarëve të saj dhe cilat janë të interesuara për të shënuar pikë politike.

Kurse, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha se nuk do të mbanin seancë nëse nuk do t’i kishin 80 vota.

Exit mobile version