Ballina Lajmet ​Rama uron për pavarësinë e Kosovës

​Rama uron për pavarësinë e Kosovës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar për 12-vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, në orët e para të mëngjesit ka uruar për 12-vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

“Urime ditën e bekuar të pavarësisë së Kosovës të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen dhe i përjetshëm qoftë kujtimi i atyre që dhanë jetën për këtë ditë”, shkroi Rama.

Në urimin e tij postuar në rrjete sociale, ai ka shtuar edhe një video me himnin e Kosovës.

Exit mobile version