Sipas të dhënave më të fundit në Angli, 1 në 10 nxënës dhe mbi një e treta e stafit të shkollës vuajnë nga “Covid i zgjatur”.
Një nga simptomat më të zakonshme që është raportuar tek stafi dhe nxënësit ishte lodhja, ndërsa personeli kishte më shumë gjasa të përjetonte gulçim në krahasim me nxënësit.
Sipas ONS rreth 35.7% e stafit dhe 12.3% e nxënësve të shkollave të mesme raportuan se kishin përjetuar simptoma të vazhdueshme më shumë se katër javë që nga infektimi. Midis atyre që përjetojnë simptoma të vazhdueshme, 15.5% e stafit dhe 9.4% e nxënësve të shkollave të mesme theksuan se aftësia për të kryer aktivitete të përditshme ishte zvogëluar ndjeshëm.
Anglia ka regjistruar 7,701,715 raste dhe 136,208 viktima që nga fillimi i pandemisë. /abcnews.