Ballina Lajmet Rajon dhe Botë 11 vetë torturohen dhe vritet mizorisht në një shtëpi, përfshirë 3 gra

11 vetë torturohen dhe vritet mizorisht në një shtëpi, përfshirë 3 gra

Kanë qenë 24 orë të përgjakshme në Ciudad Juárez, Chihuahua në Meksikë. 25 persona janë vrarë, duke përfshirë 11 që u masakruan në një shtëpi në Praderas de los Oasis.

Tetë burra dhe tri gra u gjetën të lidhur dhe të torturuar. Dy nga gratë ishin sulmuar seksualisht, tha policia. Të gjithë u qëlluan në kokë me armë të kalibrit të lartë.

Shtëpia besohet të jetë përdorur si një banesë e sigurt nga anëtarët e bandës.

Raportet sugjerojnë se vrasjet lidhen me vrasjen dje të liderit të bandës Los Aztecas Juan Arturo Padilla Juárez brenda burgut të Aquiles Cerdán, që ndodhet në Juarez.

Të gjitha u gjetën me fytyrë poshtë dhe me duart e lidhura prapa.

Hetimet paraprake kanë zbuluar dy nga të ekzekutuarit, afërsisht 19 dhe 22 vjeç, ishin objektivat e vrasësve.

Të dy kishin tatuazhe në trupat e tyre dhe policia interpreton ato si simbole të përdorura nga anëtarët e bandës së Mexicles, të cilët një dekadë më parë u shfaqën si krah i armatosur i kartelit Sinaloa.

Agjencitë e policisë mësuan se ekzekutimi i këtyre 11 njerëzve lidhet me mosmarrëveshjet në rritje pasi banda e Barrio Azteca u nda në dy grupe, njëra prej të cilave tani quhet La Empresa.

Exit mobile version