Ballina Lajmet Kosovë 12 pushues kanë humbur jetën këtë verë në bregdetin shqiptare

12 pushues kanë humbur jetën këtë verë në bregdetin shqiptare

12 turistë kanë humbur jetën në bregdetin shqiptar këtë vit.

Viktima e fundit është një i moshuar, që u gjet i mbytur paraditen e së hënës, në Shëngjin.

Ai ka mundur ta marrë ndihmën e parë vetë pas mbërritjes së ambulancës dhe jo nga vrojtuesit e plazhit.

I moshuari është viktima e katërt në këtë plazh.

Mungesa e vrojtuesve shihet si shkaku kryesor i këtyre fataliteteve.

Sipas Federatës së Vrojtuesve, në vend rezultojnë 500 vrojtues plazhi, për 2400 biznese që operojnë në stacionet e plazhit.

Ashtu si një vit më parë, ndonëse në bregdet janë ngritur kullat e vrojtuesve, në pjesën më të madhe të tyre ato kanë qenë bosh.

Edhe pse ministria e Turizmit paralajmëroi masa të ashpra ndaj subjekteve që nuk përmbushnin detyrimet për stacionet e plazhit, askush nuk garantoi shpëtimin e jetës së pushuesve, në rast mbytje përcjell Albinfo.ch.

Exit mobile version