Ballina Lajmet Rajon dhe Botë 16 trupa të pajetë gjenden në një depo të rrugëve meksikane

16 trupa të pajetë gjenden në një depo të rrugëve meksikane

Dhjetë trupa të pajetë, të mbështjellë me batanije janë gjetur përgjatë rrugëve në një qytezë të shtetit meksikan, Zacatecas. Raportohet se mund të ketë pasur hakmarrje ndërmjet karteleve rivale të drogës në rajon. Policia ka bllokuar rrugët në Fresnillos, ku edhe janë zbuluar trupat, raporton “Daily Mail”.

Autoritetet kanë raportuar për gjashtë trupa të tjerë të gjendur të varur në një depo në rajonin Panfilo Natera, rreth 120 kilometra në juglindje të Fresnillos. Mendohet se të gjitha vrasjet lidhen me krimet e kryera nga rrjetet e drogës që po luftojnë për dominim në rrethinë.

Në këtë shtet meksikan është ashpërsuar lufta ndërmjet karteleve në dymbëdhjetë muajt e fundit. Edhe më parë është raportuar për trupa të pajetë të gjendur të varur në ura e hapësira të tjera publike. /koha

Exit mobile version