Ballina Lajmet Kosovë 167 raste aktive me COVID-19 brenda Policisë së Kosovës, nga fillimi i...

167 raste aktive me COVID-19 brenda Policisë së Kosovës, nga fillimi i pandemisë mbi 700 të infektuar

Që nga shfaqja e rasteve të para të COVID-19 në Kosovë, të infektuar me të pati edhe brenda Policisë së Kosovës.

Si pasojë e kësaj që nga muaji mars deri në këtë javë janë mbi 700 zyrtarë policore të cilët u infektuan me koronavirus.

Tani për tani numrin i rasteve aktive të zyrtarëve policor të cilët janë prekur me COVID-19 është 167.

“Rastet aktive të zyrtarëve të Policisë së Kosovës të uniformuar dhe nga stafi civil është gjithsej 167”, thuhet në përgjigjen e dhënë nga Zyra për Informim e Policisë së Kosovës për Lajmi.net.

Ndryshe deri me datën nëntë të këtij muaji, numri i përgjithshëm i zyrtarëve policorë të cilët u prekën me koronavirus arriti në 752.

Si pasojë e infektimit me këtë virus shumë prej tyre u desh të izoloheshin, e në të dhënat e para pak ditëve u bë e ditur se ishin 195 punonjës të Policisë së Kosovës që qëndruan në vetizolim.

“Numri i punonjësve të PK-se deri me 09.11.2020 të cilët ishin me COVID-19, është 112. Që nga fillimi i Pandemisë janë të infektuar 752 punonjës të PK-së.Në izolim vazhdojnë të qëndrojnë 195 punonjës të PK-së”, thuhej në përgjigje.

Më së shumti policë të infektuar me koronavrius pati në Komunën e Prishtinës, nga ku edhe është numri më i lartë i rasteve të koronavrusit në nivel vendi.

“Më shumë të infektuar deri më tani ka pasur në Komunën e Prishtinës”, thuhet në përgjigjen e PK-së.

Gjithashtu Policia e Kosovës, referuar në vendimet e institucioneve të vendit si dhe referuar në Planin e Gatishmërisë dhe Reagimit kundër COVID-19, ka hartuar edhe urdhrin operativ policor të quajtur “UO për Gatishmëri dhe Reagim për Coronavirus-in COVID-19”.

“Policia e Kosovës të gjitha aktivitetet dhe masat e deritanishme i ka ndërmarrë në koordinim të plotë me të gjitha institucionet kompetente në fushën e shëndetësisë dhe institucioneve tjera relevante, konform edhe angazhimeve dhe detyrave sipas planit për gatishmëri dhe reagim. PK, ka qëllim bashkëpunimin dhe koordinimin e aktiviteteve me institucionet qendrore dhe lokale që janë kompetent për luftimin, preventivën e rreziqeve nga virusi në fjalë si dhe përballjen me situatat të këtij lloji, në drejtim të koordinimit dhe reagimit me kohë”, thuhet nga Policia e Kosovës.

Gjithashtu me qëllim të mbrojtjes së zyrtarëve policorë, në lidhje me situatën e krijuar nga pandemia COVID-19, janë ndërmarrë masat e shtuara përmes aktiviteteve nga Drejtoria e Shërbimeve Shëndetësore e Policisë, ndër to: Dezinfektimi, Dezinsektimi dhe Deratizimi, nëpër të gjitha pikat kufitare, stacionet dhe objektet policore.

Exit mobile version