20 të vrarë dhe 132 trupa të nxjerrë nga rrënojat në Gaza që nga mëngjesi i sotëm

Burime mjekësore raportuan se trupat e 152 personave të vrarë kanë mbërritur në spitalet e Rripit të Gazës që nga mëngjesi i sotëm të premte, mes tyre 132 trupa të nxjerrë nga rrënojat.

Sipas burimeve, 19 persona u vranë nga sulmet ajrore izraelite që nuk janë ndalur, pavarësisht hyrjes në fuqi të marrëveshjes së armëpushimit, ndërsa një tjetër humbi jetën nga plagët e mëparshme.

Nga bombardimet, 16 persona u vranë në një sulm ndaj një shtëpie të familjes Ghaboun në jug të qytetit të Gazës, një qytetar në lagjen Sheikh Radwan në veri të qytetit dhe dy të tjerë në një sulm në jug të Khan Younis.

Trupat e 43 viktimave janë dërguar në spitalin Al-Shifa në qytetin e Gazës, 60 në spitalin Al-Ahli (të quajtur “i misionarëve”), 4 në spitalin Al-Awda në Nuseirat, 13 në spitalin e Dëshmorëve të Aksasë në Deir al-Balah dhe 32 në spitalin Nasser në Khan Younis.

Që nga 7 tetori 2023, ushtria izraelite ka kryer sulme të vazhdueshme në Rripin e Gazës, duke shkaktuar mbi 67,211 të vrarë – shumica gra dhe fëmijë – dhe 169,961 të plagosur, ndërsa shumë trupa mbeten ende nën rrënoja, ku ekipet e shpëtimit nuk mund të arrijnë. /mesazhi