Ballina Arritje Teknologji 25 vjeçari dënohet me 18 muaj burg sepse vodhi kriptomonedha duke sulmuar...

25 vjeçari dënohet me 18 muaj burg sepse vodhi kriptomonedha duke sulmuar kartat SIM

Truglia është i vetmi person i grupit që i bëhet subjekt i një ndjekje penale dhe përballet me penalitete të cilat arrijnë deri në 80 milionë dollarë për përfshirjen e tij në këtë skemë.

25 vjeçari Nicholas Truglia është dënuar me 18 muaj burg për përfshirjen e tij në një skemë e cila vodhi 22 milionë dollarë në kriptomonedha nga këshilltari blockchain Michael Terpin në 2018-ën.

Ai është përshkruar si anëtar i një grupi kriminal i cili përdorte teknika “SIM swaping” ose siç njihet ndryshe si transferimi i numrit të telefonit të viktimës në një kartë SIM kontrolluar nga hakerët, për të vjedhur personalitete të industrisë.

Terpin akuzoi një adoleshent nga shteti i New York-ut pas një hetimi privat që i rikuperoi një pjesë të humbjeve të tij. Ky i fundit i udhëhoqi tek Truglia dhe dy individë të tjerë të përfshirë.

Truglia është i vetmi person i grupit që i bëhet subjekt i një ndjekje penale dhe përballet me penalitete të cilat arrijnë deri në 80 milionë dollarë për përfshirjen e tij në këtë skemë.

Dënimi i ulët mendohet të jetë influencuar nga autizmi i Truglia që sipas avokatit të tij e kishte bërë të vështirë që ai të kupton pasojat e veprimeve të tij.

Dënimi i tij me shumë gjasa nuk do të trembë të tjerët. Por në teori dërgon një sinjal tek vjedhësit kripto se veprime të tilla përbëjnë një krim serioz. /PCWorld Albanian

Exit mobile version