50 milionë vullnetarë nga 180 shtete marrin pjesë në ‘Ditën Botërore të Pastrimit’

Rreth 50 milionë vullnetarë nga 180 shtete të botës rendën gjatë ditës së shtunë të mblidhnin mbeturina në zona urbane, parqe apo lumenj kjo në shenjë solidariteti për “Ditën Botërore të Pastrimit”.

Çdo vitë rreth 8 milionë tonë plastikë përfundon në oqeane, atje ku gjithashtu rreth 70% e oksigjenit botëror prodhohet.

Në Romë, Itali, të shtunën dhjetëra vullnetarë mbushën qese me mbeturina nga një zonë e ndotur në lumin Tiber.
Në Sarajevë, Bosnjë e Hercegovinë, vullnetarët pastruan trotuaret dhe parqet e qytetit. Ata mblodhën gjithashtu mbeturinat në shtigjet dhe shpatet e malit Trebeviç, që në vitin 1984 qe seli për Lojërat Olimpike të Dimërit.

Kjo ditë u kalua me sensibilizim edhe në Shqipëri, me disa organizime spontane, të cilat u mbështetën gjithashtu edhe nga Bashkia Tiranë, organizata mjedisore, të shoqërisë civile, por edhe nga BE.

Sipas web-site-it tt “World Cleanup Day”, Gjermania (mbi 900), Franca (mbi 600) dhe Italia (mbi 500) ishin shtetet që organizuan më tepër evente pastrimi gjatë kësaj dite.

Ndërkohë shtete të tjera si Letonia, Qiproja, Moldavia, Sllovenia, apo Ukraina nuk organizuan asnjë event.

Organizatorët e eventeve për nismën botërore të pastrimit synojnë që të nxisin kulturën e mbajtjes pastër të ambientit dhe ndërgjegjësimin se mbeturinat nuk duhen hedhur vend e pa-vend.

Ata kanë si objektiv kryesor që të nxisin banorët e zonave pranë lumenjve që të pastrojnë sa më shpesh pjesët e ndotura duke kontribuuar në lëvizjen për të ruajtur burimet e ujit. /euronews