60 emigrantë mbyten në përpjekje për të shkuar drejt ishujve Kanarie. Mes tyre dhe fëmijë

Rreth 60 emigrantë afrikanë besohet se janë mbytur gjatë përpjekjes për të arritur në Ishujt Kanarie të Spanjës, tragjedia më e fundit gjatë një viti kur vdekjet në këtë vendkalim oqeanik janë dyfishuar që nga viti 2020.

Helena Maleno Garzón, aktiviste, njoftoi në Twitter se 57 persona kishin vdekur, përfshirë 12 fëmijë. “I jepni fund kësaj masakre kufitare,” u lut ajo.

Maleno shpjegoi se viktimat ishin midis 62 personave që hipën në një varkë javën e kaluar nga rajoni i Saharasë Perëndimore . Ajo tha se 16 nga të vdekurit ishin gjetur dhe ishin në Dakhla, një qytet-port në Saharanë Perëndimore ku filloi udhëtimi. Vetëm pesë nga barka mbijetuan.

Ishujt Kanarie, konsiderohen si një nga destinacionet më të rrezikshme të emigrimit në botë. Raportet e fundit kanë paralajmëruar se numri i emigrantëve që përpiqen të kalojnë atje nga Maroku dhe vende të tjera përgjatë bregut perëndimor të Afrikës është rritur këtë verë, shpesh me pasoja vdekjeprurëse.

“Që nga fillimi i vitit 2021, ka pasur humbje alarmante të jetëve në rrugën drejt Ishujve Kanarie”, tha Organizata Ndërkombëtare për Migracionin në një raport të lëshuar një javë më parë.

I.O.M., një agjenci e Kombeve të Bashkuara, tha se numri i viktimave ishte dyfishuar në krahasim me të njëjtën periudhë në vitin 2020. /tiranapost