Ballina Lajmet Rajon dhe Botë 70.945 të vrarë dhe 171 mijë të plagosur në Gaza që nga...

70.945 të vrarë dhe 171 mijë të plagosur në Gaza që nga fillimi i luftës

Numri i viktimave nga sulmet izraelite në Rripin e Gazës është rritur në 70.945 të vrarë dhe 171.211 të plagosur që nga 7 tetori 2023, sipas burimeve mjekësore.

Burimet thanë se që nga 11 tetori i kaluar, pas hyrjes në fuqi të armëpushimit, janë regjistruar 410 të vrarë dhe 1.134 të plagosur, ndërsa janë nxjerrë nga rrënojat 654 trupa. Ende ka viktima nën rrënoja dhe në rrugë, pasi ekipet e ambulancës dhe të mbrojtjes civile nuk kanë mundur të arrijnë tek ata.

Gjatë 24 orëve të fundit, në spitale kanë mbërritur 3 të vrarë, prej të cilëve 2 janë nxjerrë nga rrënojat, si dhe 16 të plagosur. /mesazhi

Exit mobile version