Ekipi i Agjencisë Anadolu (AA) arriti te trupat e njerëzve të cilët janë torturuar deri në vdekje kohët e fundit nga regjimi i Bashar al-Asadit, i cili u rrëzua dhe i cili ka torturuar qindra mijëra njerëz në Siri, raporton Anadolu.
Ekipi i AA-së që kërkoi gjurmët e brutalitetit në burgun “Sednaya” dhe qendrat e tjera të torturës, ndoqi në spitale gjurmët e personave të vrarë.
Ekipi i AA-së shkoi në spitalin ushtarak “Harasta” në kryeqytetin Damask dhe këtu filmoi kufomat pa emra por me numra të shkruar në qefinët e tyre në përputhje me kodet e burgut.
Ka tërhequr vëmendjen se rreth 30-40 kufoma të stivuara në një dhomë ishin plot me mavijosje dhe shtypje. Parashikohet se personat për të cilët kuptohet se janë vrarë duke u torturuar, janë lënë në spital kohët e fundit.
Disa grupe që erdhën në spital për hetime po përgatiten të identifikojnë trupat duke dokumentuar dhe regjistruar gjendjen e trupave që kanë filluar të dekompozohen.
Regjimi i rrëzuar Baath dhe qeveria e familjes së Asadit në Siri kanë shumë qendra torture të cilat janë shndërruar në qendra vdekjeje në të gjithë vendin.
Në burgun “Sednaya” më i njohuri prej këtyre, u dyndën mijëra njerëz të cilët ende po përpiqen të gjejnë gjurmët e të afërmve të tyre.