Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku janë takuar sot për të diskutuar për çështjen e zgjedhjes së presidentit.
Abdixhiku pas takimit ka deklaruar se nuk ka ende marrëveshje. Por ka bërë të ditur se takimet do të vazhdojnë ditet në vijim dhe me liderët e partive opozitare, për t’i kuptuar dhe pozicionet e tyre, me qëllim për të gjetur një zgjidhje dhe për t’i shmangur zgjedhjet.
Ndërsa ka bërë të ditur se në takim nuk është diskutuar për emra konkret. Ndërsa ka thënë se LDK vazhdon të mendojë që tri pozitat më të larta nuk mund t’I takojnë një partie politike.
“Zhvilluam takimin e radhës dhe diskutuam për afatin kohor. Na kanë mbetur më pak se dy javë për të arritur një marrëveshje. Po përpiqemi që përmes takimeve të gjejmë zgjidhje. Nuk ka ndonjë rrethanë të re; takimet do të vazhdojnë. Unë do të takohem edhe me liderë të tjerë, përmes takimeve transparente dhe konfidenciale, me qëllim gjetjen e një zgjidhjeje. Nuk janë diskutuar emra konkretë. Fillimisht duhet të merremi me parimet. Po përpiqemi të gjejmë zgjidhje ose zgjedhjet janë të pashmangshme”, ka thënë Abdixhiku
