Administrata e Trumpit i kërkon Gjykatës Supreme të miratojë përjashtimin e transgjinorëve nga ushtria

Administrata e presidentit amerikan Donald Trump ka kërkuar miratimin e Gjykatës Supreme për të fuqizuar ndalesën e saj shërbimin e individëve transgjinorë në ushtri, transmeton Anadolu.

Prokurori i Përgjithshëm John Sauer paraqiti një peticion urgjent në Gjykatën Supreme, duke kërkuar të ndalojë urdhrin mbarëkombëtar të lëshuar nga një gjyqtar federal në shtetin e Washingtonit, raportoi NBC News.

Sauer argumentoi se urdhri i gjykatës bie ndesh me “respektin e konsiderueshëm” që zakonisht u jepet gjykimeve profesionale të ushtrisë.

Kundërshtarët pohojnë se ndalimi i kërkuar nga administrata shkel Amendamentin e 14-të, i cili garanton mbrojtje të barabartë sipas ligjit.

Ndalimi zgjeron një politikë të prezantuar nga Trump gjatë mandatit të tij, të cilën Gjykata Supreme e lejoi të hynte në fuqi. Ish-presidenti Biden më vonë i rrëzoi këto kufizime.

Sauer shpjegoi se politika përjashton nga shërbimi ushtarak individët me “disfori gjinore ose që kanë pësuar ndërhyrje mjekësore për disfori gjinore”.

Gjyqtari i Qarkut Benjamin Settle vendosi në fund të marsit se “argumentet e qeverisë nuk janë bindëse”, duke vënë në dukje mungesën e provave të azhurnuara për politikën e re. Gjykata e Apelit e Qarkut të 9-të të SHBA-së nuk pranoi të bllokonte vendimin e tij.

Administrata mbështetet në një vendim të Pentagonit nga administrata e parë e Trumpit, duke pretenduar se personat me disfori gjinore kërcënojnë “efektivitetin e ushtrisë”.

Një çështje e veçantë është në proces në Washington, me administratën e Trumpit që synon një urdhër të ngjashëm.

Gjykata Supreme u ka dhënë kundërshtarëve afat deri më 1 maj për t’iu përgjigjur kërkesës së administratës. Ndërkohë, ndalesa aktualisht mbetet e bllokuar.