Afganistan, vriten dy ushtarë amerikanë dhe 6 të tjerë plagosen në një sulm me mitraloz

Dy ushtarë amerikanë kanë vdekur dhe 6 të tjerë janë plagosur në një sulm në Afganistan.

“Sipas raportimeve një individ me uniformë afgane ka hapur zjarr ndaj forcave amerikane dhe afgane me një mitraloz” – bën me dije ushtria amerikane.

“Akoma jemi duke marrë informacione për arsyet pas këtij veprimi” – është shprehur zëdhënësi i ushtrisë.

Ndërkohë janë rreth 13000 trupa të ushtrisë amerikane në Afganistan qysh pas ndërhyrjes që pasoi 11 shtatorin 2001./Ora News.