Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Afrika e Jugut kthehet në gjykatën e lartë të OKB-së, thekson “asgjësimin...

Afrika e Jugut kthehet në gjykatën e lartë të OKB-së, thekson “asgjësimin e vazhdueshëm të popullit palestinez”

Një seancë dyditore në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) në Hagë ka filluar me vërejtjet e delegacionit të Afrikës së Jugut, e cila theksoi “shkeljet e qëllimshme” nga Izraelit kundër urdhrave detyruese të gjykatës ndërkombëtare, transmeton Anadolu.

Afrika e Jugut kërkoi që seancat të bëjnë presion për masa shtesë të përkohshme kundër Izraelit, duke theksuar se është detyruar të kthehet në gjykatën e lartë të OKB-së për shkak të “asgjësimit të vazhdueshëm të popullit palestinez”.

Duke theksuar se Izraeli po përshkallëzon sulmet e tij në Gaza, Afrika e Jugut gjatë seancës dëgjimore tha se Tel Avivi “po shkel me dashje urdhrat detyruese të kësaj gjykate”.

Vendi paralajmëroi se “mos ndëshkimi i institucionalizuar” ka bërë që Izraelit të përfshihet në “gjenocidin” në vazhdim.

“Afrika e Jugut është këtu sepse populli palestinez po përballet me gjenocidin në Gaza dhe se urdhrat tuaja të mëparshme nuk kanë arritur t’i mbrojnë ata kundër tij. Ato nuk kanë qenë efektive, qoftë për shkak të mungesës së qartësisë se çfarë saktësisht kërkojnë urdhrat ose sepse Izraeli zgjedh t’i injorojë ato”, tha vendi afrikan.

Afrika e Jugut po ashtu tha se e drejta e vetëmbrojtjes nuk i jep një shteti një “licencë për të përdorur dhunë të pakufizuar”, as nuk mund të “justifikojë gjenocidin”.

Duke kujtuar një vendim të vitit 2004 nga gjykata ndërkombëtare, Afrika e Jugut tha se “nuk ka të drejtë për vetëmbrojtje një shtet okupues kundër territorit që ai pushton”.

“Pika kyçe sot është se qëllimi i deklaruar i Izraelit për të fshirë Gazën nga harta është gati të realizohet”, theksoi Afrika e Jugut.

Exit mobile version