Ahmeti, Dërguti dhe Ymeri takojnë Edi Ramën, flasin për zhvillimet në Kosovë

Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Shpend Ahmeti, bashkë me Visar Ymerin dhe Aida Dërgutin kanë takuar sot kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama.

Në një njoftim për media, thuhet se në fokus të bisedimeve ishin zhvillimet aktuale politike si dhe fuqizimi i marrëdhënieve midis Kosovës dhe Shqipërisë.

“Zhvillimet aktuale politike, fuqizimi i marrëdhënieve midis Kosovës dhe Shqipërisë, perspektivat e bashkëpunimit rajonal dhe integrimit evropian, si dhe thellimi i bashkëpunimit midis Partisë Socialiste të Shqipërisë dhe Partisë Socialdemokrate të Kosovës ishin në fokus të bashkëbisedimit”, thuhet në njoftimin e PSD-së.

Sipas njoftimin, PSD vlerëson rolin e rëndësinë e shtetit shqiptar drejt thellimit të marrëdhënieve midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë, si dhe përkushtimin e tij për ndërtimin e së ardhmes së përbashkët të Ballkanit perëndimor.