Ballina Lajmet Kosovë Ahmeti: Nga ky muaj, Prishtina do të ketë 24 orë ujë

Ahmeti: Nga ky muaj, Prishtina do të ketë 24 orë ujë

Në pjesën e dytë të marsit, 2017 Prishtina do të ketë 24 orë ujë. Kështu ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, pas një vizite që ka bërë në Fabrikën e re të Ujit në Shkabaj.“Sot vizituam punët përfundimtare në Fabrikën e re të Ujit dhe fabrika është gati që pas datës 17 Mars të lëshohet në testim dhe deri në fund të muajit shumica e kryeqytetit do të ketë 24 orë ujë”, ka shkruar Ahmeti, në faqen e tij në Facebook.

“Janë ndërruar një pjesë e madhe e gypave në vitet 2014 – 2015, me kredinë e KfW dhe pjesëmarrjen e Komunës dhe Qeverisë (me nga 5 milion Euro) është bërë edhe fabrika e re e Ujit, dhe është përmirësuar dukshëm inkasimi. Në vitet në vijim kanë mbetur që bashkë me Ujësjellësin të zgjedhim edhe problemet në pikat e larta dhe në ndërtesat kolektive (aty ku ka prishje)”.

Kreu i Komunës së Prishtinës ka thënë se ky është ndër lajmet më të mira për kryeqytetin. “Shfrytëzoj rastin që në emër të qytetarëve të Komunës të falënderoj të gjithë ata që kanë punuar që kjo ditë të vjen në komunën tonë”.

Exit mobile version