Ballina Arritje Teknologji AirPods Pro 3 vijnë së shpejti: Apple sjell këtë përmirësim të rëndësishëm

AirPods Pro 3 vijnë së shpejti: Apple sjell këtë përmirësim të rëndësishëm

Gjenerata e tretë e kufjeve AirPods Pro mund të dalë tashmë këtë vjeshtë, me një përmirësim të rëndësishëm.

Apple pritet që këtë vjeshtë të prezantojë gjeneratën e tretë të kufjeve të saj më të njohura pa tela – AirPods Pro 3, dhe risia kryesore pritet të jetë sensori për matjen e rrahjeve të zemrës.

Sipas analistit të Bloomberg, Mark Gurman, modeli i ri pritet të sjellë edhe një çip më të avancuar për tingullin (H3), funksion më të mirë për anulimin e zhurmës, si dhe një dizajn të ri me kuti më të hollë dhe buton kapacitiv për çiftim.

Në versionin beta të iOS 26 tashmë janë zbuluar referenca për “AirPods Pro 3”, gjë që përforcon edhe më shumë se prezantimi është afër, ndoshta bashkë me daljen e iPhone 17 në shtator.

Përveç sensorit për rrahjet e zemrës, përmendet edhe mundësia për matjen e temperaturës së trupit, si dhe mbështetje për përkthim të drejtpërdrejtë gjatë bisedave.

Megjithatë, disa analistë paralajmërojnë se, për shkak të sfidave në prodhim, Apple mund ta shtyjë lançimin për në vitin 2026.

Exit mobile version