Ballina Lajmet Kosovë Aksident me fatalitet, humb jetën 24 vjeçari në fshatin Koretin

Aksident me fatalitet, humb jetën 24 vjeçari në fshatin Koretin

Ka ndërruar jetë një 24 vjeçar me inicialet F.S si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në fshatin Koretin komuna e Kamenicës.

Sipas njoftimit për media nga Policia thuhet se aksidenti ka ndodhur mes një motoçiklete dhe një automjeti, si pasojë e mos përshtatjes së shpejtësisë nga vozitësi i motoçikletës.

“Me 16 qershor 2019 rreth orës ‪23:40, Policia e Kosovës ka pranuar një informat se ka ndodhur një aksident trafiku, në fshatin Koretin komuna Kamenicë. Njësitet e trafikut rajonal i janë përgjigjë rastit dhe me urgjencë kanë dal në vend të ngjarjes. Nga hetimet e para mësohet se deri te akdidenti ka ardhur, kur vozitesi i motoqikletes dyshohet nga mos përshtatja e shpejtêsisë ka humbë kontrollin ndaj drejtimit të mjetit duke u përplas jashta rrugës, në një automjet të parkuar në trotuar”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit të Policisë, në këtë aksident ka mbetur i lënduar eëndë edhe një person.

“Si pasojë e plagëve të marra vozitēsi F. S. (1995) ka ndërruar jetë, ndërsa pasagjeri i lënduar rëndë fillimisht është dërguar në Spitalin Rajonal të Gjilanit e më pastaj në QKUK në Prishtinë. Policia e Kosovës, njësitet e trafikut rajonal janë duke i udhëheq hetimet lidhur me kêtë vet aksident të rëndë”, thuhet në njoftim.

Exit mobile version