Aksident me fatalitet në magjistralen Ferizaj-Prishtinë, humb jetën një person

Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 04:30, në magjistralen Ferizaj-Prishtinë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila bëri të ditur se nga ky aksident një person ka humbur jetën, ndërsa një tjetër ka pësuar lëndime trupore.

“Sot rreth orës 04:30, ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Ferizaj, ku ka qenë i përfshirë një automjet. Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore kanë pësuar dy persona, njëri nga të cilët nuk ka arritur të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës (mashkull) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, deklaroi Ahmeti.

Ajo shtoi se rasti është duke u hetuar nga njësiti rajonal i trafikut për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit./