Ballina Lajmet Kosovë Aksident mes një kamioni dhe motoçiklete në Prizren, humb jetën një 29...

Aksident mes një kamioni dhe motoçiklete në Prizren, humb jetën një 29 vjeçar

Një 29 vjeçar, me iniciale E.A, ka humbur jetën sot si pasojë e një aksidenti n֝ë mes një motoçiklete, kamioni dhe një veture që ka ndodhur në Prizren, konkretisht në rrugën “Transiti i vjetër”.

Rastin për tëvë1.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e këtij qyteti, Shaqir Bytyqi.

Policia ka bërë të ditur se me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për ekzaminim në IML për obduksion.

“Sot, më datë 19.03.2026, rreth orës 12:10, në rrugën “Transiti i vjetër”, në Prizren është raportuar një aksident trafiku në mes të një motoçiklete, një kamioni dhe një veture. Sipas informacioneve fillestare, dyshohet se drejtuesi i motoçikletës, duke mos e përshtatur shpejtësinë me kushtet e rrugës, fillimisht ka goditur lehtë veturën, ndërsa më pas është përplasur nga prapa në kamion.

“Si pasojë e aksidentit, motociklisti, E.A., rreth 29 vjeç, ka humbur jetën. Vdekjen e viktimës e kanë konstatuar ekipet mjekësore në vendin e ngjarjes. Policia ka dalë menjëherë në vendngjarje, ku ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme, përfshirë sigurimin dhe këqyrjen e vendit të ngjarjes. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i shtetit. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për ekzaminim në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”, deklaroi ai.

Exit mobile version