Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Alarmet bien në veri të Izraelit mes frikës për sulm të përbashkët...

Alarmet bien në veri të Izraelit mes frikës për sulm të përbashkët Hezbollah-Iran

Sirenat e alarmit kanë rënë në veri të Izraelit gjatë orëve të fundit, në atë që autoritetet dyshojnë se mund të jetë një sulm i përbashkët nga Hezbollahu dhe Irani.

Zyrtarët izraelitë kanë deklaruar se luftimet pritet të vazhdojnë për disa javë, duke theksuar se operacionet kundër Iranit dhe Hezbollahut janë ende në fazat fillestare.

Sipas tyre, ekziston shqetësimi se SHBA-ja mund të ndërhyjë për të ndalur konfliktin “parakohe”, ndërsa autoritetet izraelite po dërgojnë sinjale se do të intensifikojnë më tej veprimet ushtarake.

Megjithatë, brenda Izraelit ka edhe kritika. Ndërsa shumica e shoqërisë e mbështet luftën duke e parë Iranin si kërcënim ekzistencial, ka shqetësime për mënyrën se si qeveria po menagjon situatën, veçanërisht në lidhje me masat e sigurisë dhe mbrojtjen nga raketat.

Izraeli disponon sisteme të avancuara të mbrojtjes ajrore për të kapur raketat balistike, por goditjet e fundit në qytete si Arad dhe Dimona, ku u plagosën rreth 180 persona, kanë ngritur pikëpyetje për efektivitetin e tyre.

Fakti që disa raketa kanë arritur të depërtojnë këto sisteme ka shtuar shqetësimin e publikut, i cili kërkon sqarime se si këto raketa balistike kanë arritur të kalojnë mbrojtjen ajrore. /mesazhi

Exit mobile version