Albulena Haxhiu për rastin “Pronto”: Tani është nevojë urgjente krijimi i Qeverisë së re

Nënkryetarja e VV-së, Albulena Haxhiu ka folur pas aktgjykimit lirues ndaj të akuzuarve në rastin “Pronto”.

Përmes një shkrimi në profilin e saj në Facebook, Haxhiu ka thënë se aktgjykimi në këtë rast është goditje e rëndë për shtetin e së drejtës, shkruan lajmi.net.

Sipas saj, tani është nevojë urgjente krijimi i Qeverisë së re.

Postimi i plotë:

Aktgjykimi lirues për të akuzuarit e aferës Pronto është goditje e rëndë për shtetin e së drejtës.
Gjykata sot, i dha të drejtë atyre që ia kanë mbytur shpresën rinisë dhe qytetarëve të Kosovës me veprime kriminale me qëllim të kapjes së shtetit.
Trupi gjykues i dha të drejtë abuzuesve.

Çfarë prova i janë dashur trupit gjykues, kur të gjithë me veshët tanë i kemi dëgjuar abuzuesit?!

Aktgjykimi i sotëm është vula e shtetit të kapur. Është aktgjykim që thërret për angazhim deri në çkapjen e shtetit andaj nuk ka kohë për të humbur sepse është nevojë urgjente krijimi i Qeverisë së re.