Ballina Auto Alfa Romeo prezanton modelin elektrik të “33 Stradale” që përshkon 100 kilometra...

Alfa Romeo prezanton modelin elektrik të “33 Stradale” që përshkon 100 kilometra në orë për tre sekonda – shanset që të jetë i juaji janë zero

Alfa Romeo ka prezantuar një version modern të modelit 33 Stradale me prodhim të kufizuar që do të jetë tërësisht elektrik.

Në përputhje me emrin e saj, Alfa Romeo po ndërton vetëm 33 versione të kësaj super-makine dhe shanset tuaja për ta blerë një nga prodhuesi italian i automjeteve janë zero, raporton Electreck.

Alfa Romeo Automobiles është një prodhues automjetesh me rrënjë italiane dhe mbi 110 vjet përvojë – veçanërisht në sportet motorike dhe gara por aktualisht e përshkruan veten si një prodhues makinash luksoze.

CEO i Alfa Romeo, Jean-Philippe Imparato njoftoi se prodhuesi i automjeteve do të lansojë një model të ri çdo vit midis 2022 dhe 2026, duke u zotuar se do të bëhet brend tërësisht elektrik deri në vitin 2027.

Versioni i ri i 33 Stradale vlerësohet se ka një rreze prej 450 kilometrave. Shpejtësia maksimale e kësaj makine është 333 kilometra në orë, gjithashtu arrin shpejtësinë nga 0 në 100 kilometër në orë për tre sekonda.

Siç raportohet, të gjitha 33 njësitë e prodhuara janë shitur tashmë.

Exit mobile version