Ballina Sport Futboll Alisson humb tetë ndeshje me rëndësi, kaq javë do jetë jashtë fushave

Alisson humb tetë ndeshje me rëndësi, kaq javë do jetë jashtë fushave

Portieri brazilian, Alisson Becker, është lënduar në ndeshjen e fundit të Liverpoolit.

Ai do të mungojë më shumë se pesë javë.

Këtë e konfirmon edhe trajneri Arne Slot, i cili tha sot në konferencë për media se portieri brazilian mungon disa javë.

Alisson do t’i humbë disa ndeshje tejet të forta, duke nisur nga ky vikend – me Chelsean.

Po ashtu edhe ndeshjen ndaj Real Madridit dhe Manchester Cityt.

Në vendin e tij do të jetë portieri gjeorgjian, Georgi Mamardashvili.

Exit mobile version