Ballina Lajmet Kosovë Ambasadori amerikan, Hovenier: Sovraniteti dhe integriteti territorial i Kosovës nuk janë në...

Ambasadori amerikan, Hovenier: Sovraniteti dhe integriteti territorial i Kosovës nuk janë në pyetje

Ambasadori amerikan Jeff Hovenier ka deklaruar se sovraniteti i Kosovës, integriteti territorial i Kosovës, nuk janë në pyetje.

Në një intervistë për televizionin publik, ai tha se disa edhe mund ta kundërshtojnë këtë por ky është realiteti.

“Kosova është shtet i pavarur. Disa njerëz mund të zgjedhin ta kundërshtojnë këtë, por kështu është. Kosova është shtet sovran”.

“Disa njerëz mund të zgjedhin ta kundërshtojnë këtë, por kështu është. Dhe njerëzit mund të debatojnë sa të duan, por realiteti, faktet në terren, flasin vetë”, ka deklaruar Hovenier.

Ndërsa lidhur me çështjen e dialogut, Hovenier ka konfirmuar se javën tjetër në Prishtinë do të qëndroj për vizitë emisari special amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Ai në Twitter ka shkruar se dialogu mbetet mënyra e vetme që Kosova të jap rezultate për qytetarët e saj.

Exit mobile version