Ballina Lajmet Kosovë Ambasadori britanez ia kërkon Osmanit formimin sa më të shpejtë të institucioneve

Ambasadori britanez ia kërkon Osmanit formimin sa më të shpejtë të institucioneve

Presidentja në detyrë, Vjosa Osmani, sot në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar , Nicholas Abott.

Abbott uroi Osmanin për rezultatin e zgjedhjeve si dhe për mbarëvajtjen e procesit.

Në takim u diskutua për rëndësinë e themelimit sa më të shpejtë të institucioneve në vend dhe përkushtimin e plotë drejt përmbushjes së pritshmerive dhe kërkesave të qytetarëve të Kosovës, që përfundimisht ndikojnë në përmirësimin e mirëqenies së tyre.

Palët diskutuan edhe për zhvillimet e fundit në vend dhe sulmet me prapavijë politike, duke bërë thirrje për mbrojtjen e të drejtave dhe sigurisë së qytetarëve tanë si dhe për hetim të plotë e sa më të shpejtë të rasteve.

Exit mobile version