Ambasadori gjerman: Kosova dhe njerëzit e saj tani meritojnë stabilitet politik

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka thënë se paqëndrueshmëria e zgjatur politike duhet të marrë fund.

Përmes një postimi në Twiter, ambasadori Rohde ka thënë se Kosova dhe njerëzit e saj tani meritojnë stabilitet, ndërsa ka shtuar se zgjedhjet e reja do të ishin gjëja e fundit që tani i duhet Kosovës.

“Paqëndrueshmëria e zgjatur politike duhet të marrë fund – Kosova dhe njerëzit e saj meritojnë stabilitet tani! Zgjedhjet e mundshme do të ishin gjëja e fundit që Kosovës i duhen tani”, ka shkruar ambasadori gjerman.