Ballina Arritje Teknologji AMD do të sjellë një gjeneratë të re procesorësh një vit pas...

AMD do të sjellë një gjeneratë të re procesorësh një vit pas debutimit të Ryzen 7000

Axhenda e AMD me procesorët parashikon ardhjen e Zen 5 në 2024, por lajmi i Gigabyte mund të thotë se kompania ka përshpejtuar debutimin e modeleve të reja.

Giga Compute, divizioni për sipërmarrjet e Gigabyte, prezantoi disa servera të rinj bazuar në procesorët Zen 4 të AMD. Por lajmi i vërtetë nuk është ky, por fakti se prodhuesi i harduerit konfirmoi linjën pasardhëse të Ryzen 7000 që do të vijë në fund të këtij viti.

Njëlloj si AM4, foleja AM5 e procesorëve do të ketë disa gjenerata procesorësh Ryzen. AMD ka dhënë fjalën se do ta mbështesë këtë fole me modele të reja procesorësh deri në 2025.

Axhenda e AMD me procesorët parashikon ardhjen e Zen 5 në 2024, por lajmi i Gigabyte mund të thotë se kompania ka përshpejtuar debutimin e modeleve të reja.

Gjithashtu ekziston mundësia që Gigabyte mund të jetë duke ju referuar rifreskimit të Zen 4 që mund të jetë Zen 4+.

Aktualisht Zen 4 nuk ka një emër komercial por duke qenë se AMD ndjek një sekuencë emërtimi, çipet e ardhshme duhet të debutojnë si Ryzen 8000. Kompania përdor emra të koduar të piktorëve të famshëm për procesorët e saj si përshembull Ryzen 7000 u quajtur Raphael, Ryzen 5000 u quajt Vermeer apo Ryzen 3000 Matisse.

Por me Zen 5 mund të rikthehet me emrat e koduar që përfaqësojnë vende siç është Granite Ridge. Ka shumë pak informacion për arkitekturën e re ku AMD thotë se do të ketë një nyje të avancuar që mund të jetë 3 apo 4-nanometër.

Exit mobile version