Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Andrew Tate ende nën hetime, kërkon nga gazetarët të hulumtojnë rreth provave...

Andrew Tate ende nën hetime, kërkon nga gazetarët të hulumtojnë rreth provave mbi të – VIDEO

Vëllezërit Tate janë transferuar sërish në selinë e Agjencisë se Krimit e Terrorizmit në Bukuresht.

Gjatë daljës ata kërkojnë nga gazetarët të hulumtojnë rreth provave mbi ta.

‘Gjëja që duhet të mbuloni është se çfarë provash ka kundër nesh.’ – degjohët duke thënë Tristani.

‘Janë copa letre boshe, pa asgjë.’ -thotë Andrew.

Andrew Tate, personaliteti me ndikim i internetit i cili është arrestuar në Rumani me dyshimin për krim të organizuar dhe trafikim njerëzor, u paraqit në zyrat e prokurorisë të enjten së bashku me vëllau e tij Tristanin për të dytën ditë ndërsa ekzaminimet mjekoligjore të pajisjeve dixhitale që janë konfiskuar në këtë rast vazhdojnë , tha një zyrtar.

Andrew Tate ka miliona ndjekës në internet – pavarësisht se është i ndaluar nga faqet përfshirë TikTok, Instagram, Facebook dhe YouTube.

Ish-kampioni i kikboksit u konvertua në Islam në fund të vitit të kaluar.

Exit mobile version