Ballina Lajmet Kosovë Aneks Autoudha Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë rreth 5 milion euro më shumë

Aneks Autoudha Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë rreth 5 milion euro më shumë

Lëvizja FOL ka bërë monitorimin e të gjithë procesit të ndërtimit të autoudhës Prishtinë-Gjilan Dheu i Bardhë, i cili që nga fillimi është përcjellë me shumë parregullsi e që buxhetit të shtetit i ka kushtuar 88, 618,511.95 euro.

Nga monitorimi që FOL ka bërë, së fundmi kemi hasur në katër aneks kontrata që Ministria e Infrastrukturës ka nënshkruar me 4 operator ekonomikë që ishin fitues në tenderin për ndërtimin e mbi 22 kilometrave të kësaj autoudhe. Gjatë vitit 2019, e deri më tani kjo autoudhë e paplanifikuar financiarisht po i kushton buxhetit të shtetit mbi 93 milion euro, pa shtuar këtu edhe miliona të tjerë që kanë shkuar për shpronësime.

Nga kontratat përmes procedurës me negocim pa publikimin e njoftimit për kontratë, kanë nënshkruar aneks kontrata këta operator:

•              “GRANIT sh.p.k me 1, 843, 392.24 Euro 

•              CompanyaEskavatoriSh.p.k me 1,743, 107.70 euro

•              Gjoka Konstruksion me 438,190.20 euro

•              AL TRADE HOLDING L.L.C. me 372,660.42 euro

Vlenë të theksohet se operatorët ekonomik AL TRADE HOLDING L.L.C dhe CompanyaEskavatoriSh.p.k në kontratat e më hershme ishin në konsorcium me operatorë të tjerë, e që në këto aneks kontrata nuk figurojnë emrat e tyre.

Ajo që është më shqetësuese tri nga këto aneks kontrata janë nënshkruar pas dorëheqjes së qeverisë Haradinaj.

Është me rëndësi të ceket fakti që Ministria e Infrastrukturës nuk ka pasur Plan të Menaxhimit të Kontratës, e i cili parashihet të jetë dokument në procesin e prokurimit, që përfshin në vete aspektet organizative, ekonomike, teknike dhe ligjore të menaxhimit dhe përmes së cilit plan bëhet monitorimi i punimeve në terren. Andaj, në si Lëvizje FOL, kërkojmë nga Ministria e Infrastrukturës, si autoritet kontraktues, të sqarojë se mbi çfarë baze të vlerësimit ka nënshkruar këto aneks kontrata me operatorët ekonomikë të lartpërmendur kur mungon ky plani i menaxhimit. Punët dhe shërbimet shtesë, përmes këtyre aneks kontratave, i kanë kushtuar buxheti i shtetit plus 4, 397, 065.32 euro.

Lëvizja FOL, në muajin gusht 2019 është informuar nga IAP se Prokuroria Speciale ka filluar hetimet në kuadër të ndërtimit të autoudhës Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë. Ne, në këtë rast, kërkojmë nga Prokuroria Speciale të tregojë së në çfarë pike kanë arritur hetimet në ndërtimin e autoudhës Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë.

Gjithashtu, FOL mirëpret pezullimin e tenderit 110 milionësh për vazhdimin e ndërtimit të kësaj autoudhe në një kohë kur vendi ende nuk ka buxhet të miratuar për këtë vit dhe nuk kemi zotim të mjeteve për vazhdimin e ndërtimit të kësaj autoudhe.

Exit mobile version