Anëtarësimi i Suedisë dhe Finlandës, Stoltenberg: Çdo shqetësim i Turqisë duhet të adresohet

Pas një bisede telefonike me kryediplomatin turk, Stoltenberg u shpreh se Turqia është një aleat i çmuar i NATO-s dhe çdo shqetësim i saj i sigurisë i duhet të adresohet

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, u shpreh se Turqia është një aleat i çmuar i NATO-s dhe çdo shqetësim i saj i sigurisë i duhet të adresohet, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Bisedova me ministrin e Jashtëm Mevlüt Çavuşoğlu për vendimet e partnerëve tanë më të ngushtë, Finlandës dhe Suedisë, për të aplikuar për anëtarësim në NATO. Turqia është një aleat i çmuar dhe çdo shqetësim sigurie duhet të adresohet”, u shpreh Stoltenberg në një postim në Twitter pas një bisede telefonike me kryediplomatin e Turqisë, duke shtuar: “Ne duhet të qëndrojmë së bashku në këtë moment historik.

Për dekada, Suedia dhe Finlanda morën një qëndrim neutral të politikës së jashtme në rajon, por lufta në vazhdim e sipër midis Rusisë dhe Ukrainës që filloi më 24 shkurt shkaktoi një ndryshim në qasjen e tyre, e tani opinioni dhe shumica e politikanëve favorizojnë anëtarësimin në aleancën e NATO-s.

Megjithatë, Suedia dhe Finlanda, të cilat kanë deklaruar synimin e tyre për të kërkuar anëtarësimin në NATO, nuk i janë përgjigjur pozitivisht kërkesave të Turqisë, një anëtare e NATO-s për mbi 70 vjet, për ekstradimin e gjithsej 33 terroristëve.

Turqia, një anëtare e NATO-s për 70 vjet, si të gjithë anëtarët e saj, duhet të miratojë pranimin e çdo shteti të ri në aleancë.

Ministri i Jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu kishte shprehur rezerva për anëtarësimin e mundshëm të Finlandës dhe Suedisë në NATO, duke thënë se vendet skandinave mbështesin grupin terrorist YPG/PKK.

Në fushatën e tij terroriste më shumë se 35-vjeçare kundër Turqisë, grupi terrorist ka qenë përgjegjës për vdekjen e mbi 40.000 njerëzve, duke përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja. YPG është dega siriane e PKK. /aa