Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Angelina Jolie ndan foton simbol të tërmetit, bën thirrje për donacione për...

Angelina Jolie ndan foton simbol të tërmetit, bën thirrje për donacione për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri

Angelina Jolie

Angelina Jolie ndau foton simbol të tërmetit dhe bëri thirrje për donacione për viktimat e fatkeqësisë

Aktorja e shumënjohur Angelina Jolie bëri thirrje për ndihmë për Turqinë dhe Sirinë pas tërmeteve në Kahramanmaraş, të cilët u cilësuan si “katastrofa e shekullit”.

Aktorja postoi në Instagram pamje nga ekipi i kërkim-shpëtimit në Siri, teksa bëri thirrje për donacione për të prekurit nga tërmeti.

Gjithashtu ajo postoi foton që bëri xhiron e rrjetit, që ishte babai duke mbajtur dorën vajzës së tij që vdiq nën rrënojat në Hataj.

“Zemra ime është për njerëzit e Sirisë dhe Turqisë. Është e vështirë të kuptosh dhimbjen e paimagjinueshme që kaq shumë familje po vuajnë në këtë kohë. Më dërgoi këtë një mik, nga brenda Sirisë Veriperëndimore. Unë kam zgjedhur të mbështes@the_whitehelmets dhe te @tphilanthropy. Shpresoj që edhe të tjerët të mendojnë të japin, në mënyrë që të vazhdojnë punën e tyre shpëtimtare” shkruan ajo.

Exit mobile version