Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Anija me 800 refugjatë lundron për në Siçili, pas disa ditësh pritje...

Anija me 800 refugjatë lundron për në Siçili, pas disa ditësh pritje në det

Një anije gjermane me më shumë se 800 refugjatë po lundron për në Siçili, pas disa ditësh pritje në det.

Organizata humanitare Sea-Eye tha se anijes Sea-Eye 4, iu dha leja për t’u ankoruar në Siçili nga autoritetet italiane, të shtunën në mbrëmje.

Kësaj anije iu caktua porti i Trapanit, në Sicilinë perëndimore.

Sea-Eye shkroi në Twitter falënderimet e tij për rojen bregdetare italiane, pasi iu dha leja për të përdorur Trapanin si një port të sigurt.

Rreth gjysma e refugjatëve u gjetën disa ditë më parë në një varkë druri, e cila sipas raportimeve po fundosej dhe u dërguan në Sea-Eye 4, anije që kishte në bord rreth 400 refugjatë të tjerë që tentonin Evropën përmes Mesdheut.

Mes refugjatëve të shpëtuar kishte fëmijë dhe gra shtatzana. Mjekët në anije trajtuan 25 persona për hipotermi dhe presion të lartë të gjakut, së bashku me lëndimet që mjekët thonë janë shkaktuar gjatë arratisjes së tyre.

Më shumë 54.000 njerëz kanë tentuar të shkojnë në Evropë përmes Mesdheut gjatë këtij viti. Ndonëse këto janë shifrat më të larta në vitet e fundit, nuk i kalojnë shifrat dramatike të viteve 2014-2017, kur 120.000-180.000 refugjatë arritën në Itali brenda një viti, kryesisht kontabandë me anije. /euronews

Exit mobile version