Lajmi vjen një muaj pasi Revolut tha se kishte siguruar më në fund një licencë bankare në Britani pas 3 vitesh pritjeje.
Gjiganti Britanik i pagesave Revolut është vlerësuar me 45 miliardë dollarë përmes shitjes së fundit të aksioneve tha firma e teknologjisë financiare. Kështu Revolut vlerësohet më shumë sesa disa prej bankave më të mëdha në Europë.
Lajmi vjen një muaj pasi Revolut tha se kishte siguruar më në fund një licencë bankare në Britani pas 3 vitesh pritjeje.
Lançuar në 2015-ën, Revolut është një prej shumë aplikacioneve të shërbimit financiar, ose “fintech” të cilët janë shfaqur në Britani dhe Europë dekadën e fundit. Ofron shërbime financiar përmes aplikacionit dhe jo degëve fizike.
Kompania në 2023 raportoi 564 milionë dollarë fitime nxitur nga rritja e madhe e numrit të përdoruesve. Me një vlerë prej 45 miliardë dollarë, aplikacionit vlerësohet më shumë sesa banka Franceze Societe Generale e cila ka vlerë tregu prej 19 miliardë dollarë dhe gjiganti Britani Barclays që vlerësohet me 43 miliardë dollarë.
