Microsoft siç duket nuk ka hequr ende dorë nga përmirësimi i mëtejshëm i aplikacionit duke shtuar opsionin e kontrollit të gabimeve në tekst.
Edhe pse është lënë qëllimisht ashtu i thjeshtë, aplikacioni Notepad i Microsoft ka një popullaritet të lartë. Vitin e kaluar mori vëmendjen e kompanisë me disa përditësime që shtonin produktivitetin siç ishte përfshirja e tabeve.
Microsoft siç duket nuk ka hequr ende dorë nga përmirësimi i mëtejshëm i aplikacionit duke shtuar opsionin e kontrollit të gabimeve në tekst.
Ky funksionaliteti është lançuar tashmë në versionet eksperimental të Windows 11-ës.
Aplikacioni Notepad është më i vjetër vetë Windows duke datuar që prej MS-DOS në 1983. Atëherë, por edhe sot, ishte një alternativë më e shpejtë dhe më pak e uritur për resurse sesa Microsoft Word dhe mbi të gjitha është falas për tu përdorur.
Me Spell Check, përdoruesit e Notepad tashmë mund të vënë re më lehtë gabimet dhe ti korrigjojnë ato. Duke klikuar me të djathtën e mausit mbi një fjalë të shkruar gabim, përdoruesit marrin sugjerime të mundshme.
Përditësimi zyrtar që sjell Spell Check në Notepad pritet të mbërrijë në Windows 11 në fund të vitit.
