Funksionaliteti i quajtur Clean Up ju jep mundësi përdoruesve të përzgjedhin dhe heqin objekte nga fotot pa ndikuar në pjesën tjetër të fotos.
Apple ka shtuar më shumë funksionalitete AI në betat e fundit dedikuar zhvilluesve të iOs 18.1, iPadOS 18.1 dhe macOS 15.1 ndërsa kësaj here mund të heqin objekte prej fotove.
Funksionaliteti i quajtur Clean Up ju jep mundësi përdoruesve të përzgjedhin dhe heqin objekte nga fotot pa ndikuar në pjesën tjetër të fotos.
Përdoruesit mund të zgjedhin një objekt duke përdorur identifikimin inteligjent dhe ta heqin me vetëm një prekje. Gjithashtu mund të vizatojnë një rreth ose të prekin mbi çdo objekt të padëshiruar për ti fshirë ato nga imazhi.
Sipas Apple, funksionaliteti përdor AI për të gjeneruar një sfond kur hiqni një objekt nga imazhi. Apple tha se sistemi madje kupton hijet dhe reflektimet e objekteve duke u siguruar se i heq ato.
Google lançoi një funksionalitet të ngjashëm në fillim të vitit quajtur Magic Eraser për Google Photos. Ndërkaq Apple ka reaguar ngadalë me implementimin e AI në ekosistemet dhe produktet e saj.
