Të paktën 12 persona janë vrarë dhe 309 të tjerë janë plagosur nga sulmi i huthëve ndaj Aeroportit Ndërkombëtar Mbret Khalid në Riad, kryeqytetin e Arabisë Saudite, njoftuan autoritetet saudite.
Sipas Autoritetit të Përgjithshëm të Aviacionit Civil (GACA), në mesin e viktimave janë katër shtetas sauditë dhe tetë të huaj, përfshirë nga një shtetas i Shteteve të Bashkuara, Jordanisë, Palestinës, Sirisë, Sudanit dhe Egjiptit.
Disa nga të plagosurit ndodhen në gjendje kritike, ndërsa të gjithë po marrin trajtim mjekësor në spitale.
Sulmi shkaktoi gjithashtu dëme materiale, ndërsa operacionet në aeroport u pezulluan përkohësisht për të vlerësuar dëmet.
Ky ishte sulmi i tretë i huthëve ndaj aeroportit gjatë kësaj jave. Sulmi i së enjtes kishte shkaktuar vdekjen e të paktën tre shtetasve sauditë, përfshirë një pilot, sipas autoriteteve saudite. /mesazhi



