Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Arabia Saudite ka hapur hapësirën ajrore për fluturimet në Izrael?

Arabia Saudite ka hapur hapësirën ajrore për fluturimet në Izrael?

Pretendohet se Arabia Saudite ka hapur hapësirën ajrore për kompaninë ajore Air India të Indisë e cila do të realizojë fluturime për në Izrael, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gazeta izraelite Haaretz në lajmin e saj të bazuar në burime të afërta me Autoritetin e Aviacionit Civil të Izraelit, pretendon se Arabia Saudite ka lejuar të kalojnë mbi hapësirën e saj ajrore avionët e Indisë të cilët do të fluturojnë nga qyteti New Delhi i Indisë drejtpërdrejt në Tel Aviv të Izraelit.

Në artikullin e gazetës theksohet se në këtë mënyrë Arabia Saudite hap për herë të parë hapësirën e saj ajrore për avionët që do të fluturojnë për në Izrael. “Kohëzgjatja e fluturimeve nga India për në Izrael në krahasim me rrugën e përdorur aktualisht do të shkurtohet me rreth dy orë e gjysmë dhe se rruga e re do të pakësojë shpenzimet e karburantit të kompanisë ajrore”, thuhet në artikull.

Ndër të tjera tërhiqet vëmendja se kjo leje e Arabisë Saudite për fluturimet e drejtpërdrejta të Air India në Tel Aviv vjen pas vizitës së kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu në Indi.

Ndërkohë thuhet se autoritetet e Arabisë Saudite në lidhje me këtë temë ende nuk janë prononcuar.

Exit mobile version