Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Arabia Saudite premton 400 milionë dollarë ndihmë humanitare për Ukrainën

Arabia Saudite premton 400 milionë dollarë ndihmë humanitare për Ukrainën

Arabia Saudite ka premtuar ndihmë humanitare prej 400 milionë dollarësh për Ukrainën, njoftoi të shtunën Agjencia shtetërore saudite e lajmeve SPA.

Ndihma u bë publike pas telefonatës të një dite më parë, mes Princit të fuqishëm të kurorës të Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman dhe presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Salman ishte emëruar kryeministër i shtetit më 27 shtator të këtij vit, pozitë që tradicionalisht i takon mbretit.

Agjencia tha se kjo shumë do të ndihmojë në lehtësimin e vuajtjeve të ukrainasve në mes të një lufte të vazhdueshme prej më shumë se shtatë muajsh.

Pushtim rus i Ukrainës nisi më 24 shkurt.

Trashëgimtari saudit tha se vendi i tij është i gatshëm të vazhdojë përpjekjet ndërmjetësuese dhe të ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm që ndihmojnë në de-përshkallëzimin e situatës.

Arabia Saudite tha se muajin e kaluar se Princi i Kurorës kishte ndërmjetësuar midis Rusisë dhe Ukrainës për lirimin e 10 të burgosurve nga vende të ndryshme.

Mbretëria në fillim të kësaj jave votoi në favor të një rezolute të OKB-së që dënon aneksimin e katër rajoneve të Ukrainës nga Rusia. /rel

Exit mobile version