Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Arabia Saudite rikthen në funksion tubacionin kryesor të naftës pas sulmeve

Arabia Saudite rikthen në funksion tubacionin kryesor të naftës pas sulmeve

Arabia Saudite ka rikthyer kapacitetin e plotë të tubacionit të saj kryesor të naftës Lindje-Perëndim, pasi ai dhe infrastruktura përreth u sulmuan të enjten.

Ministria e Energjisë bëri të ditur se sulmet kishin ndalur transportimin e rreth 700 mijë fuçive naftë në ditë përmes këtij tubacioni.

Që nga fillimi i luftës mes SHBA-së dhe Izraelit me Iranin, Arabia Saudite është detyruar të devijojë eksportet e naftës larg Ngushticës së Hormuzit, ku dërgesat pothuajse janë ndalur, duke i orientuar ato drejt tubacionit Lindje-Perëndim, i cili e dërgon naftën në një terminal në Detin e Kuq.

Ministria e Energjisë njoftoi gjithashtu se objekti i prodhimit në Manifa, pranë bregdetit, është rikthyer në funksion pas sulmeve të javës së kaluar, ndërsa punimet për riparim po vazhdojnë në fushën naftëmbajtëse të Khurais, më në brendësi të vendit. /koha

Exit mobile version