Ballina Lajmet Kosovë Arrestohen 12 persona në Ferizaj për marrje ryshfeti dhe keqpërdorim të detyrës...

Arrestohen 12 persona në Ferizaj për marrje ryshfeti dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare

12 persona në Ferizaj janë arrestuar sot nga Policia e Kosovës.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se në muajin tetor 2020, nga një sinjalizues i Institucionit të Komunës së Ferizajt, ka pranuar informacione se është duke u kryer vepra penale e “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414  si dhe “Marrja e ryshfetit “ nga neni 421 dhe “Dhënia e Ryshfetit” nga neni 422 nga zyrtarët e Drejtorisë për Bujqësi dhe Pylltari në komunën e Ferizajt, shkruan lajmi.net.

Ndërsa, pas vlerësimit të këtij informacioni, Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, së bashku me Drejtorinë e Krimeve Ekonomike ne Prishtinë dhe Njësinë e Krimeve Ekonomike në Ferizaj, Prokuroria ka konsideruar se duhet te aplikohen masatmasat e fshehta teknike të vëzhgimit dhe hetimit.

Ndersa, pas aplikimit të këtyre masave disa mujore, sot më 15 Prill 2020, janë arrestuar 12 persona të dyshuar, në mesin e  tyre katër (4) teknik të pylltarisë, katër (4) rojtar të pyjeve si dhe katër qytetar (4) nga komuna e Ferizajt, ndaj të cilëve i’u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, brenda afatit ligjor, ndaj të njëjtëve,  do të paraqesë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Kompetente në Ferizaj. 

Exit mobile version