Ballina Lajmet Kosovë Arrestohen pesë persona për fajde, detyrim dhe pjesëmarrje ose organizim në grup...

Arrestohen pesë persona për fajde, detyrim dhe pjesëmarrje ose organizim në grup kriminal

Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se janë ndaluar pesë persona të cilët ishin përfshirë në fajde, detyrim dhe pjesëmarrje ose organizimi i grupit kriminal, ndërkaq dy të tjerë janë në kërkim të Policisë së Kosovës.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, njofton opinionin se sipas kërkesës së kësaj prokurorie, me urdhër të Gjykatës Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda, sot, më 20 dhjetor 2018, janë kontrolluar 11 lokacione të ndryshme lidhur me hetimin që është duke e zhvilluar Prokuroria Speciale për veprat penale “fajdeja” nga neni 343 i KPRK-së, “detyrimi” nga neni 340 i KPRK-së, dhe “pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” nga neni 283 të KPRK-së, shkruan lajmi.net.

Prokuroria Speciale njofton se deri më tani, janë të ndaluar pesë persona, ndërsa dy të tjerë gjenden ende në arrati, për të cilët Policia është duke e trajtuar rastin.

Po ashtu, pasi ta kemi raportin informues me këtë urdhër kontrolle, do të veprohet me procedura tjera sipas KPP-së.

Exit mobile version