Ballina Lajmet Kosovë Arrestohet fajdexhiu në Ferizaj, për 500 euro detyroi t’ia kthejnë 20 mijë...

Arrestohet fajdexhiu në Ferizaj, për 500 euro detyroi t’ia kthejnë 20 mijë euro

Një person është ndaluar në Ferizaj nga prokuroria nën dyshimin për fajde.

I njëjti, dyshohet se nga dhjetori deri në prill, ka arritur të përfitojë shumën prej 20 mijë eurove, nga 500 sa i kishte dhënë me fajde, shkruan lajmi.net.

Ndaj tij, rëndon dyshimi për veprën penale, “Fajdeja” nga neni 331 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Njoftimi i plotë i Prokurorisë:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin se dje rreth orës 18:00, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, një person, me inicilaet E.H., nga Ferizaj, nën dyshimin se i njëjti që nga Dhjetori 2018 e deri në Prill 2019, ka arritur të përfitoj prej 500 eurove shumën e 20 mijë eurove, andaj, ekziston dyshimi i bazuar mirë se i njëjti ka kryer veprën penale “Fajdeja” nga neni 331 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Exit mobile version