Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Arrestohet iraniani me thika në Florida, ndodhej pak kilometra larg shtëpisë së...

Arrestohet iraniani me thika në Florida, ndodhej pak kilometra larg shtëpisë së pushimit të Trump

SHBA-Iran, është fillimi i një konflikti e cila mund të marrë përmasa më galopante në rastin e përfshirjes dhe të aktorëve të tjerë politikë.

Marrëdhëniet midis dy vendeve janë acaruar së tepërmi pas vrasjes së gjeneralit iranian, Qassem Soleimani nga ushtria amerikane, në kohën kur ky i fundit ishte duke udhëtuar me makinë. Kundërpërgjigja e Iranit nuk vonoi dhe lëshoi disa ditë më pas në drejtim të dy bazave të ushtrisë amerikane në Irak, disa raketa balistike.

Por sulmi i ideuar prej tyre nuk e kaloi kërcënimin, pasi nga kjo tentativë e forcave iraniane nuk u lëndua askush në radhët e amerikanëve. Fill pas këtyre zhvillimeve, ditën e djeshme një shtetas i Iranit është arrestuar nga policia amerikane në Palm Beach të Floridas, pasi pas kontrollit të kryer ndaj tij, rezultoi se ishte i pajisur me disa thika. Autoritetet kanë nisur menjëherë hetimet, ndërsa policia lokale është duke bashkëpunuar me autoritetet federale.

Arrestimi i këtij shtetasi ka ndodhur vetëm disa ditë pasi zyrtarët iranianë kanë ofruar një shpërblim prej 80 milionë dollarësh për vrasjen e presidentit amerikan, Donald Trump, në shenjë hakmarrje ndaj vrasjes së gjeneralit iranian, Qassem Soleimani, nga SHBA-ja. Ura ku u arrestua iraniani ndodhet pak më shumë se 6 kilometra larg pushimores dhe klubit të Trumpit, Mar-a-Lago, por presidenti nuk ndodhej aty. Ai aktualisht gjendet në Shtëpinë e Bardhë, në Uashington.

Pas këtij operacioni, policia u drejtua në drejtim të aeroportit ndërkombëtar të Pal Beach, për të kontrolluar makinën e iranianit, duke aluduar se në të ndodhej një sasi bombash plasëse. Pas kontrollit të kryer nga njësia kundër bombave rezultoi se në makinën e tij nuk ndodhej asgjë e rrezikshme. Policia lokale aktualisht ndodhet në terren dhe po përpiqet që të zbardhë dinamikën e plotë të ngjarjes./tch

Exit mobile version