Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Assadi sulmon Gutën Lindore pavarësisht thirrjes së OKB-së dhe armëpushit rus

Assadi sulmon Gutën Lindore pavarësisht thirrjes së OKB-së dhe armëpushit rus

Në sulmet e regjimit sirian të Bashar al-Assadit dhe mbështetësve të tij, pavarësisht vendimit të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (OKB) dhe armëpushimit 5 orësh të shpallur nga Rusia, kanë humbur jetën tetë civilë, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra nga ekipet e Mbrojtjes Civile (Helmetat e Bardha) në Gutën Lindore, pavarësisht vendimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe armëpushimit të shpallur nga Rusia, regjimi sirian vazhdoi edhe gjatë ditës së sotme të sulmojë Gutën Lindore.

Që nga orët e mëngjesit, regjimi ka kryer sulme ajrore dhe tokësore ndaj vendbanimeve civile që janë nën kontroll të opozitarëve në Gutën Lindore, përkatësisht në Merxh, Haresta, Medjere, Duma, Kefer Batna, Arbin, Bejt Sava dhe Zamelka.

Si pasojë e sulmeve kanë humbur jetën tetë civilë, prej tre në Bejt Sava, tre në Duma, si dhe një në Merxh dhe një në Heresta. Ekipet e Mbrojtjes Civile gjatë punimeve për kërkim shpëtim kanë transferuar një numër të madh të të plagosurve nëpër qendra të shëndetësisë.

Për shkak të vazhdimit të pandërprerë të bombardimeve, numri i të vdekurve dhe të plagosurve mund të rritet.

 

 

Exit mobile version