Numri i kompanive që integrojnë inteligjencën artificiale AI në shërbimet dhe produktet e tyre po rritet, dhe tashmë Asus është një prej tyre. Asus thekson se ROG Rapture GT-BE19000AI është ruter i parë në botë për lojëra që implementon funksione AI.
Për lidhjen e ruterit është përgjegjës WiFi 7 tri-band, i cili kombinon kanalet 320 MHz me modulimin 4096-QAM për të ofruar shpejtësi të jashtëzakonshme të transmetimit pa tel, deri në 19 Gbps.
Siç pritej, ruter mbështet frekuencat standarde 2.4GHz, 5GHz dhe 6GHz, duke i dhënë përdoruesve një gamë të gjerë kompatibiliteti, si me pajisjet ekzistuese ashtu edhe me ato të gjeneratës së ardhshme.
Shtrirja 6GHz përfiton veçanërisht nga kanalet 320 MHz dhe dyfishon në mënyrë efektive kapacitetin që ofron WiFi 6, ndërsa 4096-QAM mundëson transmetim më të dendur të të dhënave në mjedise me distanca të shkurtra dhe interferencë të ulët.
Ruterit i shtohen edhe dy porta 10G Ethernet dhe katër porta 2.5G Ethernet, që së bashku ofrojnë kapacitet total deri në 31 Gbps dhe mbështesin agregimin e lidhjeve deri në 20 Gbps.
Nga karakteristikat e tjera mbresëlënëse, ruter ka: CPU kryesor katër-bërthamor 2.6 GHz, 4 GB RAM DDR4 dhe 32 GB memorie flash. Për funksionet AI përgjegjës është një procesor i dedikuar AI, me katër bërthama dhe frekuencë 2.1GHz, me 7.9 TOPS NPU.
Ky procesor AI mundëson funksionimin e Docker Engine me mbështetje për CLI dhe Compose, duke e bërë Rapture GT-BE19000AI ruterin e parë që mund të ekzekutojë aplikacione të kontejnerizuara në mënyrë origjinale.
Gjithashtu, ruter ofron përmirësime AI për lojëra të cilat ishin përdorur edhe në ruterët e mëparshëm për lojëra, por tani të përforcuara me algoritme AI.
