Atleti nga Kenya fiton gjysmë-maratonën në Prishtinë (Foto)

Gjysmë-maratonën “Prishtina 2018”, e ka fituar vrapuesi nga Kenya, i cili në shtegun 21 kilometra, vrapoi në kohën prej 1 orë e 7 minuta. Gjithashtu, edhe dy vendet tjera, të para, i fituan atletët ndërkombëtar.

Shpërblimet këtë vit do të jenë më të mëdha, federata e Atletikës së Kosovës ka siguruar rreth 14 mijë euro si fond shpërblyes për garuesit të cilët përfundojnë në vendet e para. Në këtë garë ka marrë pjesë edhe kryeministri Ramush Haradinaj.